Në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), sot janë të shtrirë 111 raste me COVID-19 pozitivë.
Në raportin ditor të Infektives, theksohet se 66 raste janë duke u trajtuar në reparte me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive, në repartin e Mjekimit Intensiv janë duke u trajtuar 6 raste, 2 raste janë në gjendje të rëndë duke u trajtuar me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive, si dhe 4 raste janë në gjendje kritike me frymëmarrje të asistuar me respiratorë.
Theksohet se në objektin e Mjekësisë Sportive, njësinë intensive, janë të shtrirë 5 pacientë, njëri nga ta i intubuar dhe 4 të tjerë më CPAP.
Në klinikën e Pulmologjisë janë të shtrirë 22 raste me COOVID-19 pozitivë të cilët janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi.
-
212 pacientë po trajtohen për COVID-19 në QKUK dhe spitale
-
213 pacientë me COVID po trajtohen në spitalet e Kosovës
-
Në spitalet e Kosovës po trajtohen 111 pacientë të konfirmuar me COVID-19
-
455 pacientë me COVID-19 në spitalet e Kosovës
-
51 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Klinikën Infektive në QKUK