Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

212 pacientë po trajtohen për COVID-19 në QKUK dhe spitale

212 pacientë janë duke u trajtuar për COVID-19 në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe në spitalet e përgjithshme, 20 prej të cilëve janë në Mjekim Intensiv.

Sipas njoftimit të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, 144 pacientë të shtruar janë me oksigjeno-terapi.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme, Klinika Infektive ka më së shumti të shtruar, gjithsej 71 pacientë, e pasuar nga Mjekimi Intensiv në Klinikën Infektive, me 17 pacientë të tjerë.

“Klinika Infektive, 71 pacientë, Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 17 pacientë, Klinika e Pediatrisë,7 pacientë, Klinika Obstetrike Gjinekologjike, 12 pacientë, Spitali i Prizrenit,17 pacientë, Spitali i Pejës, 19 pacientë, Spitali i Gjilanit, 22 pacientë, Spitali i Gjakovës, 24 pacientë, Spitali i Mitrovicës, 12 pacientë dhe Spitali i Ferizajt, 10 pacientë”, thuhet në njoftimin e SHSKUK-së.