Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

67 pacientë po trajtohen për COVID-19, tetë në Mjekim Intensiv

67 pacientë janë duke u trajtuar në klinikat COVID-19 të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe në spitalet e përgjithshme.

Tetë nga të hospitalizuarit po trajtohen në Mjekim Intensiv, gjashtë nga ta në Klinikën Infektive dhe dy të tjerë në spitalet e përgjithshme.

Sipas njoftimit të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, 48 pacientë janë me oksigjeno-terapi.

“Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme: Klinika Infektive - 29 pacientë, Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive - 6 pacientë, Klinika e Pediatrisë - 2 pacientë, Spitali i Prizrenit - 6 pacientë, Spitali i Pejës - 2 pacientë, Spitali i Gjilanit - 8 pacientë, Spitali i Gjakovës - 7 pacientë, Spitali i Mitrovicës - 1 pacient, Spitali i Ferizajt - 6 pacientë”, thuhet në njoftimin e SHSKUK-së.