Në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës po trajtohen 11 pacientë me COVID-19.
Sipas një njoftimi të SHSKUK-së të enjten, në Klinika po trajtohen 9 pacientë, prej tyre 5 të konfirmuar me COVID-19 dhe 4 post-COVID-19.
Me oksigjenoterapi janë 7 pacientë, kurse në Mjekim Intensiv po trajtohen 2 pacientë.
Sipas raportit të publikuar në Facebook, në Klinikën Infektive po trajtohen gjashtë pacientë, në mjekimin intensiv të Klinikës Infektive dy pacientë dhe në Spitalin e Gjakovës dy pacientë.
Artikuj të ngjashëm