Në Gjykatën Themelore në Prizren, sot pritet të jepet fjala përfundimtare ndaj të akuzuarit për krime lufte kundër popullatës civile në Krushë të Vogël, Darko Tasiq.
Familjarë të viktimave të masakrës së Krushës së Vogël dhe banorë të këtij fshati, kërkojnë drejtësi, për çka edhe janë mbledhur dhe po protestojnë para objektit Gjykatës.
Ndërkohë, prokurorja Speciale Drita Hajdari, ka thënë se Darko Tasiq duhet të shpallet fajtor.
"Konsiderojmë se në bazë të dëshmive dhe provave materiale, është vërtetuar se Darko Tasiq ka kryer veprat penale për të cilat akuzohet", ka thënë Hajdari.
Mbrojtja ka konsideruar se shqyrtimi gjyqësor është dashur të kryhet më shpejt. Tasiq ndodhet në paraburgim që nga fundi i vitit 2018.
-
Të hënën shpallet vendimi për Tasiqin, banorët e Krushës së Vogël kërkojnë dënim maksimal
-
Banorët e Krushës kundërshtojnë vendimin e Apelit për përgjysmimin e dënimit të Tasiqit
-
Qytetarët e Krushës së Madhe dhe të Vogël protestojnë ndaj uljes së dënimit për Tasiqin
-
Nesër protestë kundër përgjysmimit të dënimit ndaj Darko Tasiqit
-
Darko Tasiq dënohet me 22 vjet burgim për krime lufte në Kosovë