Në orët e mesditës, një pacient i diagnostikuar me COVID-19, ka vdekur.
Sipas burimit, raporton KOHA, 59-vjeçari po trajtohej në Klinikën Infektive prej ditësh.
Pacienti ishte nga Prizreni. Me këtë është rritur numri i përgjithshëm i të vdekurve nga koronavirusi në 30.
Rastin e ka konfirmuar edhe kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, përmes një postimi në Facebook.
Sot nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës u njoftova që në Klinikën Infektive në QKUK ka ndërruar jetë pacienti i tretë i infektuar me COVID-19 nga komuna e Prizrenit, i cili ishte me vendbanim nga fshati Randobravë. Shpreh ngushëllimet e mia gjithë familjarëve dhe gjithë miqve. Zoti ua lehtësoftë dhimbjen dhe ua shtoftë durimin! Shpresoj që kjo të jetë hera e fundit e lajmeve të tilla të hidhura dhe të gjithë të infektuarit e tjerë të shërohen sa më shpejtë”, ka shkruar Haskuka.
-
Vdes një pacient 53-vjeçar nga COVID-19, totali shkon në 19
-
Një 30-vjeçar nga Prishtina vdiq si pasojë e COVID-19
-
Një i vdekur dhe 11 raste të reja me COVID-19 në Kosovë
-
Gjashtë të vdekur nga COVID-19 në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit
-
Pesë të vdekur dhe 329 raste me COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë