Një 30-vjeçar nga Prishtina ka vdekur të mërkurën, ka njoftuar familja e tij, derisa miqtë e tij kanë bërë të ditur se ai ka vdekur si pasojë e COVID-19.
“Me pikellim te thellë njoftojmë familjart, miqte dhe dashamiret se sot nderroi jete me i dashuri yne Florent (Erdin) Kurtolli. Varrimi i te ndjerit do te behet neser me datën 26.08.2021 ne oren 13:00 ne varrezat e qytetit ne Arberi-Prishtine Per shkak te gjendjes se shkaktuar nga pandemia te pamur nuk do te kete, familja do te pranoi ngushellimet ne varrim dhe permes mjeteve te komunikimit”, thuhet në njoftimin e familjarit të të ndjerit.
Javëve të fundit, është rritur dukshëm numri i rasteve pozitive dhe vdekjeve si pasojë e COVID-19.
Më shumë se 60 persona të prekur me koronavirus kanë vdekur vetëm brenda pesë ditëve të fundit.
Numri i rasteve aktive me COVID-19 aktualisht është 23,845.
Me pikellim te thellë njoftojmë familjart, miqte dhe dashamiret se sot nderroi jete me i dashuri yne Florent (Erdin)...
Posted by Drin Kurtolli on Wednesday, August 25, 2021