Arbëri

Vdes një 59-vjeçar nga COVID-19

Foto: Alban Bujari/ Koha Ditore

Në orët e mesditës, një pacient i diagnostikuar me COVID-19, ka vdekur.

Sipas burimit, raporton KOHA, 59-vjeçari po trajtohej në Klinikën Infektive prej ditësh.

Pacienti ishte nga Prizreni. Me këtë është rritur numri i përgjithshëm i të vdekurve nga koronavirusi në 30.

Rastin e ka konfirmuar edhe kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, përmes një postimi në Facebook.

Sot nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës u njoftova që në Klinikën Infektive në QKUK ka ndërruar jetë pacienti i tretë i infektuar me COVID-19 nga komuna e Prizrenit, i cili ishte me vendbanim nga fshati Randobravë. Shpreh ngushëllimet e mia gjithë familjarëve dhe gjithë miqve. Zoti ua lehtësoftë dhimbjen dhe ua shtoftë durimin! Shpresoj që kjo të jetë hera e fundit e lajmeve të tilla të hidhura dhe të gjithë të infektuarit e tjerë të shërohen sa më shpejtë”, ka shkruar Haskuka.