I nominuari nga Lidhja Demokratike e Kosovës për kryeministër, Avdullah Hoti pritet që sot t'i takojë deputetët e partisë së tij.
Siç mëson KOHA, në takimin i cili do të fillojë në orën 13:00, Hoti do t’ua prezantojë bashkëpartiakëve të tij planprogramin qeverisës.
Ky takim është duke u mbajtur derisa kjo parti është në pritje të vendimit të Kushtetueses për dekretin e presidentin.
Gjykatës Kushtetuese i kanë mbetur edhe tetë ditë deri në nxjerrjen e vendimit për mandatarin e qeverisë.
29 maji është afati i fundit kur Kushtetuesja duhet të vendosë nëse është në përputhje me aktin më të lartë juridik dekreti i presidentit për mandatimin e Avdullah Hotit për kryeministër.
Artikuj të ngjashëm
-
LDK-ja mbledh Kryesinë, diskutohet për listën e deputetëve e koalicionet e mundshme
-
LDK-ja mbledh Kryesinë, pritet të dalë emri i kandidatit për kryeministër
-
Hoti sot mbledh kabinetin qeveritar
-
Partnerët e koalicionit mblidhen sot, nuk dihet për çfarë do të diskutojnë
-
Partnerët e koalicionit s’i tregojnë temat që do t’i diskutojnë të enjten