Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë shënuar vetëm dy raste pozitive me COVID-19, që është numri më i ulët ditor që nga shpërthimi i pandemisë.
“Janë testuar 168 qytetarë si të dyshuar si të prekur me Covid19 dhe kanë rezultuar pozitivë 2 qytetarë, në Qarkun Durrës. Të shëruar janë 12 qytetarë”, thuhet në njoftim, përcjell TCh.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNumri i përgjithshëm i të prekurve me koronavirus në Shqipëri është 948, ndërkohë që raste aktive janë 190. 31 pacientë kanë vdekur si pasojë e COVID-19, kurse të tjerët janë shëruar.
Nga rastet aktive, 15 janë të hospitalizuar, kurse tre janë në gjendje më të rënduar.