Arbëri

Lajçaku telefonatë me Osmanin: Biseduam rreth vazhdimit të dialogut

Descriptive Text

Gjendja aktuale politike në Kosovë dhe përgatitjet për vazhdimin sa më të shpejt të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja kanë qenë tema të telefonatës së të dërguarit të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë Serbi, Miroslav Lajçak dhe kryekuvendares, Vjosa Osmani.

Këtë gjë e ka bërë të ditur vetë Lajçaku, përmes një statusi në Tëitter.

“Bisedë e thellë dhe e dobishme me kryetaren e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmanin. Biseduam për gjendjen aktuale politike në Kosovë dhe përgatitjet për vazhdimin e dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja. U pajtuam rreth rëndësisë së afrimit të perspektivës evropiane për qytetarët e Kosovës”, ka shkruar ai.