Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Osmani e Lajçaku diskutojnë për zgjedhjet në veri

Zhvillimet e fundit në dialog, në veçanti zgjedhjet në veri të Kosovës dhe takimi i fundit Kosovë-Serbi në Bruksel, kanë qenë temë diskutimi në mes të presidentes Vjosa Osmani dhe emisarit të Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, ka bërë të ditur vetë Lajçaku në Twitter.

Osmani e Lajçaku janë takuar në Antalia të premten, në kuadër të Forumit Diplomatik.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në Twitter, Lajçaku e ka cilësuar të dobishme bisedën me Osmanin.

“Diskutuam për zhvillimet e fundit në dialog, në veçanti për zgjedhjet në veri të Kosovës dhe takimin e fundit që e mbajtëm në Bruksel”, ka shkruar ai.

Ditë më parë në Bruksel, Lajçaku u takua me përfaqësues financiarë të Kosovës dhe të Serbisë për të diskutuar për çështjen e Rregullores së Kosovës për paratë e gatshme, që përjashton dinarin serb.

Zhvillimet e fundit për shkarkimin e kryetarëve të komunave në veri: