Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar se është takuar me emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak në New York.
Ajo përmes një postimi në Twitter ka njoftuar se me Lajçakun ka diskutuar për zhvillimet e fundit në dialog.
“Theksova se suksesi i saj është i lidhur me zbatimin e balancuar dhe të plotë të marrëveshjes së Brukselit dhe aneksit të Ohrit, si dhe heqjen e masave të BE-së që po prekin qytetarët tanë”, ka shkruar ajo në Twitter.
In New York, I met with @MiroslavLajcak to discuss recent developments in the dialogue.
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) September 20, 2023
Emphasized that its success is linked to a balanced and full implementation of the Brussels agreement and Ohrid annex, as well as the removal of EU measures that are affecting our citizens. pic.twitter.com/A3y7spnrCV
Për takimin me Osmanin ka shkruar edhe Lajçaku.
Ai e ka quajtur të dobishëm takimin me presidenten e Kosovës.
Pata një bisedë të detajuar dhe të dobishme me presidenten Osmani për gjendjen në dialog dhe rrugën përpara në avancimin e zbatimit të Marrëveshjes në rrugën e normalizimit. Ramë dakord të vazhdojmë diskutimin tonë”, ka shkruar ai.
Edhe
Lajçak: U dakorduam për hapat e ardhshëm
Kryeministri Albin Kurti ka kritikuar Lajçakun për qëndrime të njëanshme në dialog, duke deklaruar se në takimin e 14 shtatorit ishte në sinkron me qëndrimet e Serbisë. Për këtë ka folur edhe kryekuvendari Glauk Konjufca, duke thënë se Lajçaku po e kryen punën e tij në mënyrë të papërgjegjshme.
Had a detailed and useful conversation with President @VjosaOsmaniPRKS on the state of play in the Dialogue and the way forward in advancing the implementation of the Agreement on the path to normalisation. Agreed to continue our discussion. pic.twitter.com/3uPiSWXTim
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) September 20, 2023