Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Osmani takohet me Lajçakun, bisedojnë për dialogun

lajcak

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, është takuar të martën në Bruksel me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak.

Osmani në një postim në platformën “X” ka thënë se ka biseduar me Lajçakun për çështjen e dialogut ndër të tjera. Po ashtu Osmani ka thënë se përshpejtimi i integrimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian është kyç për gjithë rajonin dhe po ashtu për sigurinë e stabilitetin e Evropës.

“Me Miroslav Lajçakun në Bruksel për zhvillimet e fundit në rajon me theks në dialogun Kosovë – Serbi. Përshpejtimi i integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE është kyç për gjithë rajonin dhe për sigurinë e stabilitetin e Evropës”, ka shkruar Osmani.

Ndërkohë Lajçak ka njoftuar se të martën është takuar në Bruksel edhe me emisarin norvegjez për Ballkanin Perëndimor, Haakon Blankenborg.

“Kemi pasur diskutim të thellë për dialogun për normalizim të marrëdhënieve si dhe për zhvillimet rajonale”, ka shkruar Lajçak në platformën “X”.

Artikuj të ngjashëm