Arbëri

Deklarata e Zagrebit rikonfirmon perspektivën evropiane të Ballkanit, mirëpret emërimin e Lajçakut

Foto: Reuters / ilustrim
 

Deklarata e Zagrebit, e lëshuar pas samitit virtual të mbajtur të mërkurën midis shteteve anëtare të Bashkimit Evropian dhe liderëve të Ballkanit Perëndimor, e përshëndet emërimin e Miroslav Lajçakut si përfaqësues për dialogun Prishtinë-Beograd, teksa në të nuk përmendet as zgjerimi dhe as anëtarësimi i shteteve të Ballkanit në bllok.

"Duhet t'i kushtohen përpjekje të mëtejshme dhe vendimtare pajtimit dhe stabilitetit rajonal si dhe gjetjes dhe zbatimit të zgjidhjeve përfundimtare, gjithëpërfshirëse dhe detyruese për mosmarrëveshjet dypalëshe dhe për çështjet midis partnerëve që i kanë rrënjët në trashëgiminë e së shkuarës, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe parimet e vendosura, përfshirë këtu edhe Marrëveshjen për Çështjet e Trashëgimisë. Mirëpresim emërimin së fundmi të Përfaqësuesit Special të BE-së për Dialogun Prishtinë-Beograd dhe për çështjet e tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor", shkruhet në të.