Futboll

Shokohet Interi, eliminohet nga Fluminese

Fluminese

Interi e ka mbyllur paraqitjen e tij në Kupën e Botës për Klube pas disfatës 2:0 nga Fluminese të hënën mbrëma.

Fluminese ka kaluar në çerekfinale pas fitores me dy golat e shënuar nga German Cano në minutën e tretë dhe golin e Herculesit të realizuar në minutën e 93-të.

Deri në minutën e 53-të në fushë për finalistin e Ligës së Kampionëve, Interin, u paraqit mesfushori i Shqipërisë, Kristjan Asllani.

Ai u ndëshkua me karton të verdhë.