Arbëri

Sipas Freedom House, Kosova shënoi përparim të vazhdueshëm

Foto: Driton Paçarada / KD
 

Kosova është i vetmi vend në rajonin e Ballkanit Perëndimor që për të pestin vit me radhë ka shënuar përparim në raportin e organizatës Freedom House për demokratizmin e vendeve.

I titulluar “Vendet në tranzicion, 2020”, raporti vlerëson gjendjen e qeverisjes demokratike në 29 vende në Evropë dhe Euroazi.