Më 17 mars 2004, filluan protestat që më vonë do të njiheshin si “trazirat e marsit”. Ato zgjatën dy ditë, e gjatë tyre vranë 20 civilë, ndërsa u lënduan mbi 900 persona, kryesisht shqiptarë.
Trazirat shpërthyen pas njoftimeve se në lumin Ibër ishin mbytur tre fëmijë shqiptarë në tentim për t’i shpëtuar sulmit nga një grup i të rinjve serbë. Shkaku i kësaj tragjedie asnjëherë nuk u sqarua plotësisht.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNjë nga fëmijët e mbijetuar tregoi para kamerave se ishin ndjekur nga serbët dhe se ata ishin duke ikur, kur disa nga bashkëmoshatarët u mbytën në lumë. Të nesërmen, më 17 mars filluan protestat në shumë qytete të Kosovës, që shumë shpejt përshkallëzuan në dhunë.
Protestat ishin drejtuar kundër UNMIK-ut.
Gjatë trazirave u dogjën disa shtëpi dhe kisha serbe. Ngjarje të ngjashme ndodhen me shtëpitë shqiptare në pjesët me shumicë serbe. Serbët u hakmorën edhe me djegien e disa xhamive në Serbi.
Kryetari i Mitrovicës, Faton Peci, ka kujtuar fëmijët e mbytur duke thënë se rasti i tyre pati prekur zemrat e të gjithë shqiptarëve. Ka thënë se ata janë dhimbja që nuk harrohet.
“3 Lulet e Çabrës në 22-vjetorin nga mbytja e tyre makabre. Në përvjetorin e mbytjes së Egzon Deliut, 13 vjeç, Avni Veselit, 12 vjeç, dhe Florent Veselit, 9 vjeç, kujtojmë me dhimbje të madhe mbytjen e tyre barbare nga bandat serbe kriminale, që prekën zemrat e gjithë shqiptarëve. 4 fëmijët nga ky fshat, teksa po e shijonin fëmijërinë e tyre, një grup serbësh të organizuar lojën ua ndaluan në gjysmë dhe lumturinë ua shuan. Ata u ndoqën deri në lumin Ibër, ku nga frika u hodhën dhe prej nga aty i gjallë doli vetëm njëri prej tyre, Fitim Veseli. Kosova u trondit, lajmi i kobshëm u përhap si rrufe dhe dhimbja e asaj dite bëri që qytetarët nga të gjitha anët e vendit të ngrihen njëzëri në protesta për të dënuar këtë akt kriminal dhe për të kërkuar drejtësi. Sot së bashku me ministrin z. Xhelal Sveçla përkujtuam vdekjen e tyre. Ju 3 lulet e njoma jeni dhimbje që nuk harroheni!” ka shkruar ai në Facebook.