22 vjet më parë, në Krushë të Madhe të Rahovecit nisi masakra ndër më të mëdhatë të shkaktuara nga regjimi serb gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Nga 25 deri më 27 mars të vitit 1999, u vranë 243 persona, ndërsa 893 shtëpi u dogjën.
Ende vazhdojnë të jenë të pagjetur shumë persona nga Krusha e Madhe.
Masakra në Krushë të Madhe ishte pjesë e aktakuzës për krime lufte kundër kasapit të Ballkanit Slobodan Milosheviq dhe disa udhëheqëseve të tjerë politikë e ushtarakë serbë.
Pavarësisht kësaj, për këtë masakër, asnjëherë nuk pati një proces të mirëfilltë hetimor dhe askush nuk është dënuar drejtpërsëdrejti për krimet e kryera në këtë fshat. / Ksp