Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

22 familje në karantinë në Kamenicë, Kastrati thotë se Komuna po kujdeset për ta

Foto: Qëndron Kastrati / FB

Fshati Topanicë i Komunës së Kamenicës është në karantinë nga 30 marsi, që kur atje u evidentuan 12 raste të prekura nga koronavirusi.

Në mesin e të infektuarve është edhe një foshnje 5 muajshe nga familja e të infektuarit të parë.

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qendron Kastrati ka thënë se gjatë të së premtes janë testuar edhe edhe 22 qytetarë të kësaj komune, 12 prej të cilëve punëtorë shëndetësorë dhe dy zyrtarë policorë të Kamenicës. Fatmirësisht, si ka thënë ai, kanë dalë negativ.

Kastrati ka shtuar se aktualisht, 22 familje janë në karantinë në Kamenicë, për të cilat komuna ka kujdes të veçantë.

“Aktualisht janë 22 familje që kanë mundur të kenë kontakt direkt ose indirekt, që janë të izoluara ose të bllokuara në shtëpitë e tyre. Fjala është për 133 persona në tërësi në kuadër të këtyre familjeve. Është bërë organizmi që ushqimi t’iu dërgohet atyre nga një market, që është edhe një qytetar vullnetar nga fshati Topanicë, i cili kujdeset edhe për blerjen e barnave. Ndërsa, ato gjashtë familjet tjera që kanë persona të infektuar, ato shpenzime i mbulon komuna e Kamenicës. Në këtë aspekt, ne aktualisht e kemi të përballueshëm numrin e personave që iu duhet ndihma e komunës. Kemi angazhuar gjithashtu edhe psikolog, i cili kontakton vazhdimisht, në mënyrë që ta kalojmë këtë fazë sa më lehtë. Personi më i ri i infektuar është pesë muajsh, ndërsa personi më i moshuar është 72-vjeç”, ka thënë për ksp Kastrati.

Duke folur për përballimin e kësaj pandemie me mallra ushqimore dhe mbrojtëse, ka thënë se ka furnizime të mjaftueshme.

Edhe Kryetari Kastrati i vetmi rast aktiv me koronavirus në Kamenicë Arbëri Kryetari Kastrati i vetmi rast aktiv me koronavirus në Kamenicë

“Stafi shëndetësor janë të furnizuar mirë, ndërsa që neve na takojnë obligime si ndihmë edhe stafit policer, ose me pajisje mbrojtëse, ose me automjete, derivate, dezinfektimin e objekteve të tyre. Pra, për momentin është situatë të cilën mund ta përballojmë ku edhe po mundohemi të kontribuojmë sipas asaj që dimë edhe kur kemi mundësi”, ka thënë ai.

Kryetari Kastrati ka apeluar tek qytetarët që të qëndrojnë në shtëpi dhe t’i respektojnë në përpikëri masat që janë dhënë nga Instituti Kombëtar I Shëndetësisë për parandalimin e përhapjes së pandemisë Covid-19.