Ushtruesi i detyrës në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se ka nënshkruar vendim për shkarkimin e kryeshefes së IPK-së, Miradije Kelmendi.
“Sot kam nënshkruar vendimin për shkarkimin nga detyra e Kryeshefes së Inspektoratit Policor të Kosovës, znj. Miradije Kelmendi”, njofton Sveçla.
Ai thotë se ky vendim erdhi pas analizës së gjetjeve nga dy raporte: Raporti me rekomandime për Mbikëqyrje të zbatimit të ligjit për IPK-në, hartuar nga Komisioni për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës; dhe Raporti i Auditimit për Ministrinë e Punëve të Brendshme të vitit 2018. Po ashtu kam marrë parasysh edhe letrën e rekomandimeve nga Avokati i Popullit Nr. 683/2019 lidhur me çështjen “Agron Hasanaj kundër Inspektoratit Policor të Kosovës”.
“Në këto raporte konstatohen shkelje të ndryshme në menaxhimin e IPK-së dhe mes tjerash edhe rekomandohet shkarkimi i znj. Kelmendi. Gjetjet e raporteve e bëjnë të domosdoshëm shkarkimin. Në krye të institucioneve na duhen njerëz që respektojnë ligjin dhe iu garantojnë qytetarëve transparencë të plotë, shërbim profesional e mbrojtje. E kjo është edhe më e rëndësishme kur flasim për drejtuesit në institucionet e rendit publik e ata të Policisë së Kosovës. Vetëm në këtë mënyrë, duke mbajtur përgjegjësi maksimale dhe duke mos lejuar shkeljet, e forcojmë shtetin”, përfundon njoftimi i Sveçlës.
-
Zyrtarë me pozita menaxheriale në IPK po hetohen për shkelje disiplinore
-
Supremja konstaton se shkarkimi i u.d. të kryeprokurorit Kelmendi ishte arbitrar dhe i kundërligjshëm
-
Kelmendi sfidon shkarkimin në gjykatë
-
Osmani: E pafalshme që 26 vjet pas luftës, anëtarët e KPK-së ndihen të kërcënuar
-
Kontestohet shkarkimi i Kelmendit nga posti i u.d. të kryeprokurorit