Dhimitër Kraja ishte një nga mjekët që u kthye në detyrë, edhe pse kishte dalë në pension tash e disa vite, pas thirrjes së Ministrisë së Shëndetësisë së Shqipërisë për shërbyer në luftën kundër pandemisë që po gjunjëzon botën.
E pak ditë pasi është kthyer për t’u ndihmuar kolegëve më të rinj në luftën kundër koronavirusit, ai është infektuar edhe vetë, ka bërë të ditur TCh.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAktualisht është i shtruar në spitalin Infektiv në Tiranë, ku edhe u kthye të shërbejë ditë më parë.
Kraja është babai i DJ të njohur, Vik Kraja, i cili pak ditë më parë në rrjetet sociale bëri një postim për të atin dhe kolegët tjerë të tij, ku shkruante: “Kanë lënë familjet duke cenuar dhe shëndetin e tyre për ne. Jam i prekur se ai në mes është baba im që u rikthye në detyrë megjithëse kishte dalë në pension. Duroni, duroni, duroni, sepse po vazhduam kështu do marrim fund!”, ka shkruar Vik Kraja.