Dhimitër Kraja ishte një nga mjekët që u kthye në detyrë, edhe pse kishte dalë në pension tash e disa vite, pas thirrjes së Ministrisë së Shëndetësisë së Shqipërisë për shërbyer në luftën kundër pandemisë që po gjunjëzon botën.
E pak ditë pasi është kthyer për t’u ndihmuar kolegëve më të rinj në luftën kundër koronavirusit, ai është infektuar edhe vetë, ka bërë të ditur TCh.
Aktualisht është i shtruar në spitalin Infektiv në Tiranë, ku edhe u kthye të shërbejë ditë më parë.
Kraja është babai i DJ të njohur, Vik Kraja, i cili pak ditë më parë në rrjetet sociale bëri një postim për të atin dhe kolegët tjerë të tij, ku shkruante: “Kanë lënë familjet duke cenuar dhe shëndetin e tyre për ne. Jam i prekur se ai në mes është baba im që u rikthye në detyrë megjithëse kishte dalë në pension. Duroni, duroni, duroni, sepse po vazhduam kështu do marrim fund!”, ka shkruar Vik Kraja.
-
Vdiq si pasojë e koronavirusit doktori Nijazi Ahmeti
-
50 punëtorë shëndetësorë në Spitalin e Gjilanit të infektuar me koronavirus
-
Shqiprim Arifi shërohet nga COVID-19
-
I vdes babai nga COVID-19, raporton në Polici për “mostrajtim të duhur mjekësor”
-
I infektuari me koronavirus del prej shtëpisë, policia e kthen dhe hap rast ndaj tij