Ka vdekur, si pasojë e infektimit me koronavirus, në moshën 55-vjeçare doktori Nijazi Ahmeti.
Ahmeti, që ka qenë specialist i dermatovenerologjisë, kishte shërbyer si mjek edhe në i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Zonën Operative të Karadakut.
Lajmin për vdekjen e Ahmetit e kanë konfirmuar familjarë të tij dhe Oda e Mjekëve të Kosovës.
Nga fillimi i pandemisë, COVID-19 ka marrë jetën e 1161 personave në Kosovë. Sipas raportit të së enjtes nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë, në vend janë 12 mijë e 41 raste aktive me koronavirus.