Arbëri

Dasma me 300 të ftuar në Zveçan, “çerdhe” e koronavirusit: Drojë për rritje dramatike të rasteve në veri të Kosovës

Dasma me 300 të ftuar në Zveçan, “çerdhe” e koronavirusit: Drojë për rritje dramatike të rasteve në veri të Kosovës

Tre serbe të Kosovës janë infektuar me koronavirus deri më tani, dy në veri të vendit dhe një në komunën e Lipjanit. Në mesin e tyre është një 43-vjeçar nga veriu i Mitrovicës, që është bartur për shërim në Nish. Megjithatë druhet se numri i të infektuarve do të shënojë rritje dramatike, shkaku i shpërfilljes së ndalesës së tubimeve.

Gazeta serbe “Novosti” e përcjell deklaratën e Milan Ivanoviqit, njërit prej drejtuesve spitalorë në Mitrovicë. Ai ka thënë se dyshohet që ky 43-vjeçar ishte infektuar në një dasmë, dy javë më parë, në një restoran në Zveçan, transmeton KOHA.