Një 19-vjeçare nga Vushtrria ka vdekur këto ditë pasi dyshohet se nuk mori trajtim në Klinikën Infektive të QKUK-së për gjendjen e saj shëndetësore. Kjo për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi në këtë klinikë.
Siç ka mësuar KOHA nga burimet, 19-vjeçarja ishte dërguar në Infektivë për shkak të përkeqësimit të gjendjes së saj shëndetësore, megjithatë, për shkak të situatës së krijuar me COVID-19, në Klinikë nuk e kanë pranuar atë pasi aty po trajtohen vetëm rastet me koronavirus.
Është mësuar po ashtu se Policia e Kosovës është duke e trajtuar rastin si të dyshimtë.
Zyrtarisht nga Policia e Kosovës, KOHA ka mësuar se tetë policë janë dërguar në karantinë, për shkak se ishin në kontakt me familjen e viktimës, pavarësisht se rezultatet e të ndjerës më vonë kishin rezultuar negative me COVID-19.
“Policia po e heton rastin. Tetë policë janë në karantinë shkaku i këtij rasti dhe do të qëndrojnë 14 ditë, ani pse sot pasdite rezultatet e të ndjerës kanë dalë negative”, kanë thënë nga Policia e Kosovës.
-
Vdiq një grua në QKUK, policia po e heton rastin
-
Policia nis hetimin për vdekjen e një personi në QKUK
-
Policia po i heton dy raste të vdekjeve që kanë ndodhur në 24-orët e fundit
-
Policia po i heton tri raste të vdekjeve që kanë ndodhur në 24 orët e kaluara
-
Iu keqësua gjendja në Aeroportin e Prishtinës e vdiq në QKUK, policia po e heton rastin