Prokuroria Themelore në Prishtinë ka mbyllur rastin e vdekjes së gjashtë personave të infektuar me COVID-19 në Klinikën Infektive në korrikun e vitit të kaluar, në periudhë të shkurtër kohore.
Zëdhënësja Laureta Ulaj ka thënë për KOHËN se vdekjet kanë qenë të natyrshme.
“Sipas raportit të autopsisë, personat kanë qenë të infektuar me COVID-19 dhe kanë pasur vdekje të natyrshme”, ka thënë ajo.
Brenda 72 orësh, në dy njësi të ndryshme të QKUK-së, ku trajtoheshin pacientët me COVID-19, ishte raportuar për rënie të presionit të oksigjenit në aparatura furnizuese. Rënia e presionit të oksigjenit siç pati raportuar KOHA ka zgjatur rreth një orë dhe niveli ka qenë rreth 21 për qind.
arb
Artikuj të ngjashëm
-
Për një javë, 38 pacientë kanë humbur betejën me COVID-19
-
Dy pacientë me Covid vdiqën në Infektive, Vishaj: Nuk ka nevojë për panik
-
Vetëm 6 pacientë po trajtohen për COVID-19 në QKUK dhe spitalet e përgjithshme
-
Pesë pacientë me COVID-19 po trajtohen në SHSKUK
-
SHSKUK: 19 pacientë po trajtohen për COVID-19