Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Nëna e raportoi në Polici vdekjen e 9-vjeçares në QKUK

Një nëntë vjeçare ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës të mërkurën.

Në raportin e Policisë bëhet e ditur se nëna e saj e ka raportuar rastin. Ajo dyshon se vajza ka vdekur si pasojë e neglizhencës së stafit mjekësor ndaj saj.

Lidhur me këtë është njoftuar prokurori dhe me vendim të tij, trupi i pajetë është marrë nga mjekësia ligjore dhe është dërguar në obduksion.