Deputetja nga Lëvizja Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, thotë se dje ndodhi maskarada politike në mes krizës dhe luftës me pandeminë globale.
Ajo përmes një postimi në Facebook, i ka publikuar disa nga ballinat e mediave botërore, që kanë shkruar për rrëzimin e Qeverisë Kurti, në kohë të pandemisë COVID-19.
“Mirëmëngjesi Kosova jonë, dje ndodhi maskarada politike në mes të krizës dhe luftës me pandeminë globale. Ashtu sikur e prezentova në fjalimin tim dje, sot Kosova u zgjua me lajmin për rrëzimin e Qeverisë në mes të pandemisë, në të gjitha mediat botërore”, ka shkruar Kusari-Lila, raporton KOHA.
Dje, Kusari-Lila gjatë fjalimit të saj në seancën ku votohej për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti, tha se Parlamenti, zyrtarisht, do të hyjë në histori me veprimet e bëra.
“Fotografitë e sotme do të jenë në të gjitha mediat ndërkombëtare. I vetmi shtet në botë që mblidhet për mocion në kohë të koronavirusit. I vetmi vend sot që nuk tregon asnjë argument për veten si shtet”, tha dje ndër tjerash Kusari-Lila.
Sot, shkruan deputetja, “Jam e sigurt se historia do të gjykojë ata që e sollën këtë ditë, por gjithashtu kurrë më e sigurt nuk kam qenë se energjia dhe gatishmëria jonë për të vazhduar betejën për Kosovën shtet i zhvilluar dhe shtet i së drejtës nuk ka qenë më e madhe”.
Edhe
Kusari-Lila: Me menaxhimin aktual të pandemisë, jemi të destinuar të dështojmë
“Dje ishte vetëm një betejë në numrin e gjatë të tyre që duhet të bëjmë për vendin tonë. Do të kemi edhe shumë tjera me fitore për Kosovën dhe njerëzit e saj. Të ❤️ Kosovë”, ka shkruar Kusari-Lila.
{gallery}
-
Gjini: Maskarada e sotme në Kuvend, skenar që zgjedhjet të mbahen më 27 dhjetor
-
Kusari-Lila për moskonstituimin e institucioneve: Ata që s’pajtohen t’i drejtohen Kushtetueses
-
Kusari-Lila: Ideale do të ishtë shkuarja në zgjedhje
-
Konstituimi i Kuvendit dhe formimi i qeverisë së re, sot në “60 Minuta” me Mimoza Kusari-Lilën