Arbëri

Weber: Kriza institucionale-kushtetuese në Kosovë, rezultat i gabimeve të mëparshme të BE-së dhe SHBA-së në dialog

 

Për analistin politik dhe njohësin e rrjedhave në Ballkan, Bodo Weber, kriza aktuale institucionale e kushtetuese në Kosovë rrjedh nga gabimet e mëparshme “të BE-së dhe SHBA_së në dialog”.

“Nuk shoh rrugëdalje nga kriza aktuale – e cila lyps zgjidhje emergjente teksa rrezikon jetët e kosovarëve – prej brenda Kosovës – pikërisht shkaku që kjo krizë aktuale institucionale-kushtetuese e ka burimin tek gabimet e mëparshme te BE-së (dhe SHBA-së) në dialog, i ka thënë ai KOHËS.