Për analistin politik dhe njohësin e rrjedhave në Ballkan, Bodo Weber, kriza aktuale institucionale e kushtetuese në Kosovë rrjedh nga gabimet e mëparshme “të BE-së dhe SHBA_së në dialog”.
“Nuk shoh rrugëdalje nga kriza aktuale – e cila lyps zgjidhje emergjente teksa rrezikon jetët e kosovarëve – prej brenda Kosovës – pikërisht shkaku që kjo krizë aktuale institucionale-kushtetuese e ka burimin tek gabimet e mëparshme te BE-së (dhe SHBA-së) në dialog, i ka thënë ai KOHËS.
Ai ka folur teksa Kuvendi po përgatitet të mbajë seancë rreth mocionit për rrëzimin e Qeverisë, pikërisht në kohën kur bota po përhapje të shpejtë të koronavirusit.
Duke i shpërfaqur mospajtimet aktuale midis BE-së dhe SHBA-së, karshi Kosovës, Ëeberi ka thënë se e vetmja zgjidhje e përkohshme që siguron veprim efikaas rreth krizës së koronavirusit, duke i shtyrë të gjitha çështjet tjera pas kësaj krize, është kjo: “Që Quinti t’iu qaset partive pushtetare me një nismë të përbashkët”.
Rrjedhimisht, sipas tij, do të duhej të ndërmerreshin këto veprime:
1. VV-ja dhe LDK-ja duhet të pajtohen ta vazhdojnë qeverisjen e përbashkët për menaxhimin e krizës së koronavirusit dhe LDK-ja ta tërheqë mocionin e mosbesimit.
2. Të gjitha çështjet tjera – tarifat, raportet me SHBA-në apo BE-në, e tjera – do të ngrihen deri pas krizës.
3. Presidenti Thaçi dhe partitë në pushtet ta nënshkruajnë një marrëveshje që Thaçi nuk do t’i vazhdojë negociatat (me SHBA-në apo BE-në), në shkëmbim, VV-ja të pajtohet rreth gjendjes së emergjencës dhe presidenti t’i mbështesë të gjitha masat e qeverisë, duke siguruar që Thaçi nuk do ta keqpërdorë gjendjen e emergjencës.
4. Posa të tejkalohet kriza, gjendja e emergjencës do të hiqet dhe zgjedhjet e parakohshme do të shpallen.