Sot pritet të anulohet vendimi i Qeverisë Haradinaj për dy kyçje në një mbikalim në autostradën “Arbën Xhaferi”.
Bazuar në këtë vendim, konsorciumi Bechtel Enka po kërkon rreth 50 milionë euro.
Kërkesën e tillë ky konsorcium po e mbështet në një vendim të Qeverisë Haradinaj të vitit të kaluar, ka shkruar të mërkurën Koha Ditore.
Vendimi i mbledhjes se Qeverisë të mbajtur më 28 maj 2019 kishte të bënte me zgjatjen e afatit të përfundimit të kontratës për ndërtimin e autostradës “Arbën Xhaferi” deri në fund të vitit 2020. Në pikën 2 sqarohej se kjo zgjatje e punëve po bëhej për të përfunduar ndërtimin e disa kyçjeve në autostradë.
Artikuj të ngjashëm
-
Vendimi i qeverisë Haradinaj për autostradën rrezikon t’ia humbë buxhetit 6 milionë euro
-
‘Bechtel - Enka’ i kërkon edhe 50 milionë euro për dy kyçje dhe një mbikalim në “Arbën Xhaferi”
-
“Bechtel - Enka” i lyp 50 milionë euro për tri kyçje, faturon 1.18 milionë euro për çdo muaj të qëndrimit në Kosovë
-
Pos 53 mln euro, Qeveria Haradinaj ja dha edhe 44.1 mln Bechtelit në emër të “punëve shtesë”
-
Haradinaj: Qeveria e Mashtrimit nuk anuloi 50mln për “Bechtel Enka”-n