Deklarohet Thaçi për letrën që ia kishte dërguar Pompeos për Gjykatën Speciale
Foto: Alban Bujari/Koha Ditore
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, shumë shkurt ka folur për letrën që shkëmbeu me Sekretarin amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, lidhur me tentativën e tij për të penguar punën e Gjykatës Speciale. Letra është siguruar nga KOHA.
Letër të qëndrueshme dhe të saktë, e ka vlerësuar Thaçi kur është pyetur nga Koha, në Prekaz, derisa ai bëri homazhe atje me rastin e shënimit të 22 vjetorit të Epopesë së UÇK-së.
“Ajo letër është e qartë e qëndrueshme, shumë e saktë", tha Thaçi pa komentuar më shumë për këtë çështje”.
KOHA ka siguruar letrën që Pompeo ia ka kthyer Thaçit në prag të 12 vjetorit të pavarësisë.
Duke iu përgjigjur “shqetësimit” të Thaçit, në letrën që mban datën 29 nëntor, Pompeo e njofton atë me pasojat që do t’i vuante Kosova nëse e pengon punën e Speciales.