Arbëri

Qerim Kelmendi, varroset në Kompleksin e Dëshmorëve të UÇK-së në Gllogjan

Foto: KSP
 

Qerim Kelmendi, i cili u vra mëngjesin e së enjtes, u varros sot me nderime shtetërore, në Kompleksin e Dëshmorëve të UÇK-së në Gllogjan.

Bashkëpunëtorë të tij, ish-luftëtarë të UÇK-së, familjarë, e qytetarë të shumtë, u mblodhën për t’i dhënë lamtumirën e fundit Kelmendit, i cili ishte prej pjesëtarëve të parë të UÇK-së. Për të u tha se ishte ideator, e punëkryerës i radhëve të para të UÇK-së. Po ashtu, në tubimin mortor në Gllogjan, u tha se Qerim Kelmendi ishte erë për liri, e shpirtmadh.