Këshilli Drejtues i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, u ka bërë thirrje organeve të drejtësisë që sa më parë të zbardhin vrasjet e veteranëve.
Rasti i fundit është ai i Qerim Kelmendit, i vrarë ditë më parë në Pejë, raporton KP-ja.
Sipas OVL-së, bëhet fjalë për qindra vrasje.
“Këshilli Drejtues i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, në mbledhjen e mbajtur sot, përveç tjerash, diskutoi edhe rreth qindra vrasjeve të veteranëve që po ndodhin pas luftës, siç ishte edhe rasti i fundit i vrasjes së Qerim Kelmendit. KD i OVL UÇK-së thekson se vrasjet e bashkëluftëtarëve, janë lajme të dhimbshme, e sidomos kur ato po ngelin të pazbuluara nga organet e drejtësisë. KD i OVL UÇK-së, u bënë përsëri thirrje organeve të drejtësisë, që sa më shpejtë të zbardhin vrasjet”, thuhet në komunikatën e kësaj organizate.
-
OVL e UÇK-së reagon për vrasjen e Qerim Kelmendit
-
Familjarët kërkojnë drejtësi për vrasjen e Qerim Kelmendit
-
Familjarët e “Heroit të Kosovës”, të ndjerit Qerim Kelmendi, kërkojnë drejtësi
-
Ekspertiza vërteton se i vrari në Llabjan të Pejës është Qerim Kelmendi
-
Hetimi për vrasjen në Zahaq të Pejës, pritet t’i kalojë Prokurorisë Speciale