Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku, ka konfirmuar anulimin e ndërtimit të lagjes në afërsi të Badovcit.
Ai në një postim në Facebook ka shkruar se duke u thirrur në Ligjin për Ujërat e Kosovës, mbështetur në Vendimin e Qeverisë për zonat e mbrojtura në Liqenin e Badovcit, Ministria e Infrastrukturës dhe Ambientit ka obliguar Komunën e Prishtinës që të bëjë anulimin e vendimit për kushtet ndërtimore për rastin e lagjes në afërsi të Badovcit.
“Qeveria e Kosovës është e përkushtuar t’i mbrojë resurset natyrore të vendit. Mbi të gjitha, është e interesuar të dëgjojë zërin e padëgjuar të aktivizmit qytetar, që këtë herë ishte përcaktues në ngritjen e alarmit me kohë”, thuhet në njoftim.
Grupi Koha ka raportuar mbrëmë për vendimin që ndërtimi i kësaj lagjeje do anulohet.

-
Anulimi i ndërtimit të lagjes në Badovc, “fitore e qytetarëve”
-
Abdixhiku e anulon ndërtimin e lagjes në Badovc
-
Prishtina anulon kushtet e ndërtimit për lagjen në Badovc
-
Anulimi i ndërtimit të lagjes në Badovc, “fitore e qytetarëve”
-
Abdixhiku pret në takim grupin e qytetarëve për mbrojtjen e Badovcit