Ahmeti: Ende s’kemi pranuar vendim zyrtar nga Ministria për anulimin e projektit në Badovc

Ahmeti: Ende s’kemi pranuar vendim zyrtar nga Ministria për anulimin e projektit në Badovc
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se ende nuk kanë pranuar vendim zyrtar nga Ministria e Ambientit rreth anulimit të kushteve ndërtimore për projektin në Liqenin e Badovcit.
Ahmeti ka thënë për KTV-në se një vendim të tillë eventual do ta shqyrtojnë, por ka theksuar se në rast të anulimit të kushteve përgjegjësia ligjore i takon ministrisë.
“Nuk po e di vendimin por e shqyrtojmë si ta marrim. Me rëndësi për neve ka qene që Komuna ka vepruar sipas ligjit dhe sipas vendimeve të shkallës së dytë. Tash i krahasojmë edhe me vendimet e tjera dhe e përpilojmë vendimin tonë gjithmonë duke i mbrojtur interesat e Komunës së Prishtinës dhe duke qenë të qartë që përgjegjësinë ligjore e merr Ministria. Nuk mendoj që ka rrezik nga ndërtimi edhe ashtu sepse pa pëlqim mjedisor ato nuk vlejnë e që po supozoj ka me thënë vendimi që pëlqimi duhet me u marr para kushteve e që në ligj shkruan që duhet para aplikimit për leje”, ka thënë Ahmeti për KTV.
Abdixhiku e anulon ndërtimin e lagjes në Badovc
Ministri i Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku ka marrë një tjetër vendim të rëndësishëm që do të bëhet publik nesër.
Sipas burimeve të KTV-së, Ministri e ka urdhëruar komunën e Prishtinës që të anulojë kushtet ndërtimore për ndërtimin e lagjes së shumëpërfolur në afërsi të Liqenit të Badovcit.
Kundër ndërtimit të saj ishte mobilizuar shoqëria civile, e cila kishte ngritur alarmin për mungesën e pritshme të ujit.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Opozita e quan kozmetike e mediatike punën e Ramës

U premtua dy herë, por nuk u hap, Komuna pa datë për hapjen e “Verë n’Dimër”

Komercialja sërish pezullon punimet në “Rrugën A”

Vazhdojnë reduktimet me ujë në pjesën dërrmuese të Prishtinës

Komuna miraton rregulloren ku parashihet shtrenjtimi i faturës së mbeturinave

Banorë të “Kodrës së Trimave” kërkojnë kanalizim e asfaltim të rrugës

KRU “Prishtina”: Furnizimi me ujë në Fushë-Kosovë sot përmes autoboteve

Bllokohen rrugët në Prishtinë, shkak vizita e Trendafilovës

“Termokosi” thotë se problemet me ngrohje janë sanuar

Dyshohet për konfrontim mes punëtorëve të Stacionit të Autobusëve dhe anëtarëve të Bordit

Reduktime të ujit në Fushë-Kosovë, shkak turbullirat në Ujman
