Kryeministrja e Norvegjisë, Erna Solberg, përmes një telegrami ka uruar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për marrjen e detyrës.
Sipas njoftimit kryeministrja Solberg ka thënë se Norvegjia dhe Kosova gëzojnë marrëdhënie miqësore afatgjata që datojnë para shpalljes së pavarësisë së Kosovës, derisa thuhet se është shprehur e sigurt se marrëdhëniet midis dy vendeve tona do të forcohen më tej gjatë.
“Të dy vendet tona janë të përkushtuara në mënyrë të vendosur për integrimin evropian dhe gjetjen e zgjidhjeve të përbashkëta. Normalizimi i marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës do të ishte një hap i rëndësishëm përpara në këtë drejtim”, thuhet në njoftim.
Solberg tutje ka thënë se Norvegjia do ta ndjekë nga afër këtë proces dhe do të vazhdojë të kontribuojë në këtë proces.
“Pres të zhvilloj më tej dialogun midis dy vendeve tona për çështje me interes të përbashkët dhe shpresoj se do të kemi mundësinë që të takohemi së shpejti”, thuhet në njoftim.
-
Norvegjia përkrah Kosovën në ambiciet për t’iu bashkuar BE-së
-
Kurti pret përfaqësuesin special të Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor, flasin për dialogun
-
Norvegjia e gatshme të ndihmojë Kosovën në dialogun me Serbinë
-
Sorensen flet për diskutimet e djeshme në Kosovë, dialogu e integrimi evropian në qendër
-
Kurti – Sorensenit: Kosova mbetet e përkushtuar për normalizim të plotë me Serbinë me njohje reciproke