Kryeministrja e Norvegjisë, Erna Solberg, në një letër urimi dërguar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Norvegjia e përkrah Kosovën në proceset e nevojshme të reformave dhe në ambiciet e saj drejt anëtarësimit në BE.
Ajo ka ofruar edhe përkrahjen në normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi.
Solberg ka thënë se integrimi euro-atlantik është kyç për stabilitetin dhe zhvillimin ekonomik të Kosovës.
“Integrimi euro-atlantik është kyç për stabilitetin dhe zhvillimin ekonomik në Kosovë. Norvegjia plotësisht përkrah ambiciet e Kosovës për t’iu bashkuar BE-së dhe do të vazhdojë të ofrojë përkrahje në procesin e reformave që janë të nevojshme për integrimin evropian. Normalizimi i marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës do të jetë një hap i rëndësishëm para në këtë aspekt. Mund t’ju siguroj se Norvegjia do të përcjellë nga afër zhvillimet dhe do të ofrojë përkrahje në këtë proces.
-
Kurti: BE-ja t’i përgjigjet vullnetit të popullit të Kosovës për anëtarësim
-
Kurti: BE-ja duhet të punojë për të siguruar statusin e kandidatit për Kosovën
-
Scholz i shkruan kryeministrit serb: Ju mbështesim derisa e vazhdoni normalizimin me Kosovën
-
Kurti pret që Suedia t’i ndihmojë Kosovës ndaj agresionit serb
-
Osmani: Anëtarësimi i Suedisë në NATO, hap i rëndësishëm për sigurinë evropiane