Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar Suedinë për anëtarësimin në NATO, duke thënë se “një NATO e fortë nënkupton një Evropë më të sigurt”.
Ai ka shkruar në rrjetin social X se pret nga Suedia që ta ndihmojë Kosovën në ruajtjen e kufirit ndaj agresionit serb.
Anëtarësimin shtetit suedez në NATO, Kurti tha se e sheh si shans i madh për paqe pas agresionit rus në Ukrainë”.
“Një NATO më e fortë do të thotë një Evropë më e sigurt dhe një shans më i madh për paqe pas pushtimit brutal të Ukrainës nga Rusia. Shpresojmë që së shpejti t’i mirëpresim ushtarët e rinj suedezë të KFOR-it që Kosovën ta ndihmojnë në mbrojtjen e kufirit kundër agresionit të Serbisë”, ka shkruar Kurti.
Suedinë e ka uruar edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës (MPJD), Donika Gërvalla.
Suedia u bë shteti i 32-të që iu bashkua zyrtarisht Aleancës së NATO-s.
-
Osmani: Anëtarësimi i Suedisë në NATO, hap i rëndësishëm për sigurinë evropiane
-
Biden uron Suedinë: NATO-ja është më e fortë se kurrë
-
Kurti: Vizita e Stoltenbergut dëshmon se NATO ka angazhim për sigurinë në Kosovë
-
Kurti uron Finlandën për anëtarësim në NATO
-
Kurti: Për Kosovën, NATO-ja s'është vetëm garantues i sigurisë, por orientim strategjik e destinacion