Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kurti uron Finlandën për anëtarësim në NATO

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur mirënjohjen e vazhdueshme të Kosovës për NATO-n, teksa ka përgëzuar anëtarësimin e Finlandës në Aleancë.

Nëpërmjet një postimi në Twitter, Kurti ka thënë se edhe pse Kosova nuk është ende anëtare e NATO-s, çlirimi i vendit para 24 vjetësh “është gërshetuar thellë në misionin e Aleancës për ruajtjen e lirisë”.

“Ndonëse Kosova nuk është ende anëtare e NATO-s, çlirimi ynë nga synimi gjenocidal i Serbisë dhe paqja që gëzojmë është gërshetuar thellë në misionin e Aleancës për ruajtjen e lirisë. Në 74-vjetorin e saj, ne shprehim mirënjohjen tonë të vazhdueshme dhe përgëzojmë anëtaren e re Finlandën”, ka shkruar ai.

 

Në 74 vjetorin e themelimit të Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO), Kurti gjatë ditës e ka kujtuar edhe ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë.

Edhe Kurti pret që Suedia t’i ndihmojë Kosovës ndaj agresionit serb Arbëri Kurti pret që Suedia t’i ndihmojë Kosovës ndaj agresionit serb

Ai ka thënë se Kosova do të ndjek hapat drejt anëtarësimit në NATO.