Bashkimi Evropian sot do të mbajë konferencën e donatorëve për Shqipërinë.
Takimi në Bruksel mbahet për të dhuruar fonde për fazën e rindërtimit në Shqipëri pas dëmeve të tërmetit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKryeministri i Shqipërisë Edi Rama është shprehur optimist se në këtë konferencë do të mblidhet një shumë e përafërt me dëmet e shkaktuar nga tërmeti.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen më herët ka deklaruar se BE dëshiron të ndihmojë në rindërtimin e Shqipërisë, e cila pësoi dëme të konsiderueshme si pasojë e tërmetit të 26 nëntorit që la shumë njerëz pa kulm mbi kokë.