Arbëri

Kurti e fton Thaçin të shmangin dallimet përballë Serbisë

Kurti e fton Thaçin të shmangin dallimet përballë Serbisë

Periudha e mosdurimit dhe e akuzave të ndërsjella ndërmjet Albin Kurtit dhe Hashim Thaçit duket se ka pushuar. Tani Kurti, si kryeministër, i ka kërkuar zyrtarisht bashkëpunim presidentit Thaçi, duke e ftuar për koordinim në politikën e jashtme.

Një ditë para Konferencës së Sigurisë në Munih, kryeministri i ka dërguar një shkresë shefit të shtetit duke ia propozuar për takim tri orare brenda së njëjtës ditë. Por Zyra e Presidencës ka njoftuar se Thaçi tashmë ndodhet në Munih, teksa ka paraqitur edhe agjendën e takimeve. Kurrkund nuk e ka përmendur koordinimin e mundshëm me shefin e ekzekutivit, shkruan sot “Koha Ditore”.