Thaçi ende pa iu përgjigjur ftesës së Kurtit, niset për Gjermani

Thaçi ende pa iu përgjigjur ftesës së Kurtit, niset për Gjermani
Derisa kryeministri i Kosovës Albin Kurti, i bëri ftesë për takim presidentit Hashim Thaçi, ky i fundit veçse është nisur për në Munih të Gjermanisë.
Përmes kumtesës zyrtare nga presidenca, thuhet se Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka udhëtuar sot për në Gjermani, ku do të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë së Munihut.
“Në margjinat e Konferencës së Sigurisë së Munihut, presidenti Thaçi do të ketë takime të ndryshme bilaterale, ndër të tjera edhe me senatorët amerikanë Ron Johnson dhe Chris Murphy, me Ndihmëssekretarin e Departamentit të Shtetit, Philip Reeker, pastaj me Drejtorin Politik të Ministrisë së Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Richard Moore, si dhe me Ministrin e Jashtëm të Sllovakisë, Miroslav Lajçak”, thuhet më njoftim, transmeton Koha.net.
Në kumtesë, theksohet se, po ashtu, presidenti Thaçi në kuadër të kësaj konference do ta takojë edhe të dërguarin e posaçëm të Presidentit Trump për dialogun Kosovë – Serbi, ambasadorin Richard Grenell.
Kurti e fton zyrtarisht Thaçin në takim
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, me anë të letrës zyrtare ka ftuar sot në takim Presidentin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, për të bashkërenduar qëndrimet për politikën e jashtme, para udhëtimit në Konferencën për Siguri në Munih të Gjermanisë.
Kurti e ka ftuar Thaçin sot për në orën 12:00, 16:00 ose 17:30. Ia ka shtuar gjithashtu si opsion edhe mbrëmjen.
"Le ta japim tërë kapacitetin tonë intelektual e patriotik në prezantimet e takimet qe do t'i bëjmë. Ju ftoj për sot në orën 12:00, 16:00 ose 17:30 apo edhe në mbrëmje qe te takohemi e te dakordohemi se bashku për temat e për qëndrimet tona", thuhet mes tjerash në letër.
Fillimisht, Kurti ekskluzivisht mbrëmë në Rubikon të KTV-së e ftoi Thaçin për takim.
“Të jetë një takim kur ne i shtrojmë këto gjëra, sepse nuk mund të lejojmë që shteti i Kosovës që sulmohet aq shumë, të ketë zëra të ndryshëm. Meqenëse nuk u takuam deri tash i bëj ftesë presidentit që të takohemi për t’u dakorduar për të gjitha proceset ndërkombëtare. Fundja edhe një letër e Trumpit drejtuar presidentit Thaçi kërkon zë të unifikuar”, tha mbrëmë Kurti.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Vetëvendosje konfirmon pjesëmarrjen në zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri

Hoxha pro vettingut, “por shumë të matur”

221 raste të dhunës në shkolla gjatë vitit 2020

Osmani: Në krye të SHBA-së prej sot është miku i Kosovës

VV-ja pretendon se u ndryshua kërkesa drejtuar KGJK-së për verifikimin e kandidatëve, KQZ-ja e mohon

“Krejt dhe drejt”, slogani i VV-së për zgjedhjet

Hetimet e Speciales shtrihen në Shqipëri – ftohet komandanti Adem Shehu

“Marrëveshje çdo gjë 1 euro”, përplasje mes Kusari-Lilës e Bislimit për zotimet e Washingtonit

AAK-ja ngre shqetësimin se numrit dy në listë mund t’i ndalohet kandidimi për një gjobë 18 euro

Institucionet në pritje të rezultateve për praninë e mundshme të variantit të ri të COVID-19
Lajçi shpjegohet në Hagë, mohon presionin nga Thaçi e Veseli në lidhje me Lushtakun
