Arbëri

​Balje thotë se ende nuk kanë vendosur nëse do ta votojnë Qeverinë Kurti

​Balje thotë se ende nuk kanë vendosur nëse do ta votojnë Qeverinë Kurti
 

Derisa seanca plenare për votimin e qeverisë së re po vazhdon, deputetja e komunitetit boshnjak Duda Balje deklaroi se akoma nuk janë dakorduar se a do ta votojnë koalicionin LVV-LDK.

Balje tha se, kanë biseduar me grupet punuese të koalicionit dhe shpreson që shumë shpejt, do të vendosin se a do të votojnë pro apo kundër qeverisë së re.