Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

OBSH-ja e shpallë Koronavirusin, emergjencë globale

Organizata Botërore e Shëndetësisë, zyrtarisht në një takim të mbajtur sonte në Gjenevë, e ka shpallur Koronavirusin, emergjencë globale.

"Arsye kryesore për këtë deklarim nuk është që po ndodh në Kinë, por ajo që po ndodh në vendet e tjera”, ka deklaruar shefi i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreiesus, raporton BBC.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Brenga është që ky virus mund të përhapet edhe në vende me sistem shëndetësor të dobët.

Aktualisht, numri i të vdekurve në Kinë ka arritur në 170.

OBSH-ja ka bërë të ditur se në 18 vende janë shënuar 98 raste me Koronavirus, porse nuk ka të vdekur.

Deri tashti janë shënuar tetë raste të infeksionit nga njeriu në njeri në Gjermani, Japoni, Vietnam dhe SHBA.