LDK-ja e cilëson VV-në jokorrekte dhe të papërvojë

LDK-ja e cilëson VV-në jokorrekte dhe të papërvojë

06 January 2020 14:53

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa ka mbaruar takimin e me grupin parlamentar të këtij subjekti. Nuk është lëshuar asnjë deklaratë për publik, por burime të Koha.net, kanë bërë të ditur se nuk është marrë asnjë vendim.

Kreu i LDK-së vetëm ka diskutuar me deputetët, të cilët sjelljen e VV-së e kanë cilësuar jokorrekte dhe të papërvojë ndaj subjektit me të cilin dëshiron të ndërtojë partneritet.

Pavarësisht kësaj, në debat është thënë se duhet përpjekur të arrihet koalicioni, por pa u cenuar dinjiteti i LDK-së.

Pas takimit me grupin parlamentar të LDK-së, Mustafa ka nisur takimin tjetër me kryesinë e partisë.

Deputeti i LDK-së Armend Zemaj pas mbledhjes së Grupit Parlamentar të kësaj partie, ka thënë se fare nuk është diskutuar për videomesazhin e kreut të VV-së Abin Kurti.

Zemaj shkurt ka thënë se kryesia e partisë do të vendosë se si të shkohet tutje rreth bashkëpunimit të mundshëm me Vetëvendosjen.

Para se të niste mbledhja e Kryesisë, nënkryetari i LDK-së Agim Veliu, ka thënë se Vetëvendosje nuk mund t’i përcaktojë LDK-së kohën e caktimit të ministrave.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shatri07/01/2020 14:50

Po pervoja e LDK-se,u pa me mashtrim te Elektoratit,ashtu siq kane vepruar gjate gjithe kohes ne Pushtetet qe kane Qeverisur,keta e kane synimin vetem Pushtetin,ju rrezikohen Bizneset,pasuria e fituar jashteligjshem,keqperdorimet,ju rrezikohet rehatia e familjareve dhe klaneve te tyre qe me parane e Popullit jetojne sikur te ishte Kosova Shtepi dhe njekohesisht Fabrike e tyre.

arber07/01/2020 14:49

nuk po u dalin karrkat...deshira e juaj si LDK do te ishte te keni 25 ministra dhe nja 50 zevendesa...nuk keni faj...ashtu jeni mesuar! normal qe sjellja e VV qe don vetem 5 minisra po u duket sikur kanë ardhur nga tjeter planet!!!

Shto koment

Të ngjashme