Hyrje-daljet ishin të shpeshta gjatë së hënës në selinë e LDK-së. Isa Mustafa mblodhi Kryesinë e partisë në një takim që zgjati rreth 4 orë.
Ky takim, që u thirr për të diskutuar rreth koalicionit të mundshëm me Vetëvendosjen, nuk solli qëndrim të ri nga kjo parti, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPas përfundimit të mbledhjes, askush prej zyrtarëve të LDK-së nuk u deklarua për media.
Por, përmes një njoftimi kjo parti ka kërkuar reflektim nga Vetëvendosje për ndarjen e barabartë të pushtetit.
Para nisjes takimit të kryesisë, nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu, iu përgjigj videomesazhit të kreut të VV-së, Albin Kurti.
LDK-ja gjatë ditës mblodhi edhe deputetët e saj që fituan ulëse në Kuvend.
Armend Zemaj nuk e cilësoi aspak befasi videomesazhin në Facebook të Albin Kurtit.
Takimi i strukturave të LDK-së u bë në kohën kur presidenti Hashim Thaçi priti në zyrën e tij, kreun e Vetëvendosjes, Albin Kurti.