Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Personave të Pagjetur ose të Zhdukur që kësaj radhe vjen me moton “20 vjet pritje, dhimbje dhe krenari”.
Për të kujtuar personat e zhdukur që nga koha e luftës në Kosovë, sot do të organizohen disa aktivitete.
Do të behën homazhe tek memoriali i personave të zhdukur para Kuvendit të Kosovës si dhe do të mbahet marshi për të pagjeturit në sheshet e Prishtinës.
Gjithashtu, do të promovohet libri “Të jetosh më kujtimet e të pagjeturve” me rrëfimet e familjarëve të personave të pagjetur./KsP.
Artikuj të ngjashëm
-
Sot shënohet Dita e të zhdukurve, ende s’janë gjetur mbi 1600 persona
-
Sot Dita Ndërkombëtare e Personave të Zhdukur, në Kosovë ende janë mbi 1.600 të zhdukur nga lufta e fundit
-
Të pagjetur, por jo të harruar
-
Dita e të Pagjeturve në Kosovë sonte shënohet me fikjen e dritave për 2 minuta
-
YIHR KS nesër me aksion simbolik: Në terr për të pagjeturit - ndali dritat për 2 minuta