Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli dhe disa deputetë të PDK-së të legjislaturës së shtatë, janë regjistruar sot në Kuvendin e Kosovës.
Kjo është konfirmuar edhe përmes postimeve në rrjetet sociale, ku këta deputetë kanë postuar fotografi nga momenti i regjistrimit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKujtojmë se seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës sipas vendimit të presidentit Hashim Thaçi do të mbahet me 26 dhjetor.
PDK në këtë mandat do t’i ketë 24 deputetë dhe sipas deklarimeve të liderit të kësaj partie, Kadri Veseli, PDK do të jetë opozitë.